LAJMI I FUNDIT:

Do t’i dhuronte veshkën babait, Almeda Abazi mes lotësh: Nuk më lejuan mjekët sepse isha vetëm 15 vjeçe

Do t’i dhuronte veshkën babait, Almeda Abazi mes lotësh: Nuk më lejuan mjekët sepse isha vetëm 15 vjeçe
Foto: Screenshot/YouTube

Aktorja dhe modelja shqiptare, Almeda Abazi, këto ditë është duke qëndruar në Shqipëri.

Ajo me këtë rast ka dhënë disa intervista për të qenë më afër publikut e fansave.

E njëjta në programin “S’e Luan Topi” ka bërë një rrëfim emocional për të kaluarën.


Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja ka folur për herë të parë për humbjen e të atit dhe sakrificën që ishte e gatshme të bënte për të.

Almeda Abazi: Refuzova dy projekte me skena dashurie për shkak të Tolgës
Lexo po ashtu Almeda Abazi: Refuzova dy projekte me skena dashurie për shkak të Tolgës

Abazi tha se babait të saj i nevoitej një transplant që të mund të mbijetonte, por asnjë nga të afërmit e saj nuk u ofrua t’ia dhuronte.

Foto: Screenshot/YouTube

Prezantuesja theksoi se ishte e gatshme të bënte një gjë të tillë, por nuk i lejohej pasi ishte shumë e re.

“Kërkohej një transplant. Veshka duhej të ishte ose nga vëllezërit, ose nga motrat ose nga fëmijët. Duhej të përputhej. Mund të përputhej me vajzat e tij ose me vëllezërit dhe motrat e tij. Unë isha e para që kërkova, i thash mamit që unë dua t’ia dhuroj, por që babi nuk ka pranuar asnjëherë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ma bëri çështje të përfunduar do të thotë “nuk ta fal kurrë nëse bën diçka të tillë”. Gjithësesi nuk e bëja dot sepse isha 15-vjeç dhe duhej të isha mbi 18-vjeç për të marrë një vendim të tillë. Edhe nëse unë doja ta bëja fshehurazi, dhe madje ua kërkova që të mos i tregonin babit, prapë nuk e bëja dot. Nuk e lejuan mjekët, sepse duhej të isha mbi 18-vjeç”, vazhdoi Abazi.

“Asnjë i afërm nuk u ofrua për këtë transplant, por i kuptoj. Mundohem t’i kuptoj. Në ato kohë nuk i kuptoja dhe nuk doja t’i kuptoja sepse është vëlla. Por që me kalimin e kohës, kur bëhesh edhe vetë nënë i mendon disa gjëra. Ndoshta ngaqë kanë pasur fëmijë, nuk është ofruar njeri”, tha mes tjerash Almeda. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Magazina
Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Magazina
Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Magazina
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Kalo në kategori