Rekord i ri në futbollin profesionist, sa i përket futbollistëve më të rinj që kanë debutuar ndonjëherë.

Davian Kimbrough është bërë futbollisti më i ri në histori të futbollit profesionist që ka debutuar me ekipin e parë.


Sulmuesi amerikan ka debutuar me fanellën e Sacramento Republic me 13 vite, 7 muaj e 13 ditë.

Sacramento Republic luan në divizionin e parë amerikan të futbollit, divizion që është i dyti për nga rëndësia pas MLS.

Vështirë duket se dikush do të mund ta thyej rekordin e Davian Kimbrough, i cili konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj në Amerikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app