LAJMI I FUNDIT:

Thyerje zemrash, kërkesa për divorc dhe akuza për tradhti – gjashtë ndarjet tronditëse të të famshmëve në vitin që shkoi

Thyerje zemrash, kërkesa për divorc dhe akuza për tradhti – gjashtë ndarjet tronditëse të të famshmëve në vitin që shkoi

Duke qenë se 2021-shi ishte një vit shumë i trazuar, nuk është çudi që fansat e disa prej çifteve të famshme kanë kaluar nëpër shumë gjëra.

Nga akuzat për tradhti dhe divorcet, yjet e Hollywodit kanë tronditur fansat në mbarë botën për lajmet dhe thashethemet rreth tyre.

Viti nuk shkoi edhe aq mirë për Kim Kardashian dhe reperin Kanye West, të cilët u ndanë në fillim të muajit shkurt pas më shumë se gjashtë vitesh martesë.


Yjet që u ndanë në vitin 2021

Kim i la fansat pa fjalë kur filloi të takohej me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, ndërkohë që Kanye kaloi kohë të madhe nëpër koncerte duke i kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij.

Ndërkaq, marrëdhënia e Gigi Hadid me Zayn Malik viteve të fundit ka qenë në ulje-ngritje, por gjithsesi ishte befasi kur çifti u ndanë me akuzat që përfshinin edhe nënën e supermodeles.

Më poshtë ua sjellim ndarjet më tronditëse të vitit 2021:

Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian dhe reperi Kanye West u martuan në një ceremoni luksoze në vitin 2014 përpara se të mirëpritnin katër fëmijët – North, tetë vjeçe, Saint, gjashtë vjeç, Chicago, tri vjeçe dhe Psalm, dy vjeç.

Gjërat dukej se po shkonin mirë për disa vite përpara se të njoftonin ndarjen e tyre tronditëse në shkurt 2021. Kim pranoi se filloi të ndihej e vetmuar kur Kanye do të kalonte shumë nga koha e tij në fermën e familjes në Wyoming.

Për më tepër, gjërat morën një kthesë gjatë drejtimit politik të artistit, kur edhe bëri disa komente për familjen që duhej të qëndronin private.

Gjatë finales së “Keeping Up With The Kardashians”, ajo rrëfeu: “Unë dua vetëm lumturi. Natyrisht, e di që lumturia e pastër nuk është një realitet i vërtetë por nëse mund ta kem më shumë në shumicën e kohës, kjo është gjithçka që dua të bëj”.

Kim vazhdoi: “Kudo që të më çojë kjo, unë dua vetëm lumturinë time të pastër. Pra, kjo është ajo për të cilën jam duke punuar, duke kuptuar se si të arrij atje”.

Pasi ndanë rrugët, themeluesja e SKIMS filloi njohjen me yllin e SNL, Pete Davidson dhe lidhja e tyre po vazhdon akoma..

Rylan Clark dhe Dan Neal

Rylan dhe Dan ishin të martuar për gjashtë vite

Për herë të parë u raportua në qershor se Rylan Clark dhe bashkëshorti i tij, Dan Neal, u ndanë pas më shumë se pesë vitesh martesë.

Disa ditë më vonë, Rylan konfirmoi ndarjen në një deklaratë për The Sun dhe fajësoi ‘gabimet’ nga ana e tij për prishjen e martesës së tyre.

Pas ndarjes, Rylan mori disa muaj pushim nga puna për t’u fokusuar te vetja.

“Jam shkëputur nga puna pasi nuk jam në një vend të mirë për momentin dhe po kërkoj ndihmë. Po përpiqem ta kaloj çdo ditë dhe dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe për respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë”, tha ylli i ekranit.

Në shfaqjet televizive dhe në mediet e tij sociale, ai është përmendur si ‘Rylan Clark’ në vend të ‘Rylan Clark-Neal’.

Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Yjet e Hollywoodit, Shawn Mendes dhe Camila Cabello, ishin të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit gjatë dy viteve romancë.

Në nëntor, u konfirmua se të dy ‘vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre romantike’ në një deklaratë që ata publikuan në rrjetet sociale.

Megjithatë, të njëjtit këmbëngulën se ishte një ndarje miqësore.

Dyshja u thanë fansave të tyre: “Hej njerëz ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë”.

“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë”.

Krijuesit e “Senorita” përfunduan njoftimin me një mesazh mirënjohjeje për mbështetësit e tyre: “Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që në fillim dhe do të ecim përpara”.

Shawn dhe Camila kishin qenë shokë për pesë vjet përpara se të bënin hapin romantik në korrik të vitit 2019.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gigi Hadid dhe Zayn Malik

Gjithçka dukej mirë kur Gigi Hadid dhe i dashuri i saj, Zayn Malik, mirëpritën vajzën e tyre, Khai, në shtator të vitit të kaluar.

Çifti filluan takimet në vitin 2015 përpara se të vendosnin për një fëmijë së bashku.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë tjetër kur ish-këngëtari i “One Direction” u akuzua se kishte goditur nënën e saj, Yolanda Hadid.

Ish-ylli i “Real Housewives”, Yolanda pohoi se Zayn e goditi atë, por ai e mohoi të ketë bërë një gjë të tillë.

“Unë e mohoj me vendosmëri sulmin e Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt këtyre çështjeve familjare në mënyrë private”, tha Zayn në një deklaratë.

Revista People më pas raportoi në tetor se çifti vendosi të ndante rrugët e tyre, me burimin duke thënë: “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë”.

“Ata janë bashkë-prindër. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigi. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe mbesën e saj”.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishin së bashku për katër vite.

Megjithatë, në muajin prill, çifti konfirmoi lajmin tronditës se të dy vendosën të ndaheshin.

Deklarata, dhënë për emisionin US Today, thoshte: “Kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta”.

“I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të njëri-tjetrit. Nga respekti për ta, i vetmi koment tjetër që duhet të themi është faleminderit të gjithëve që na kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”.

Çifti ishin fejuar për t’u martuar së shpejti.

Pas ndarjes së tyre, JLo filloi të takohej me ish-të dashurin e saj, aktorin Ben Affleck. Ylli i “Batman”, Ben, u ndje me fat që pati një ‘shans të dytë’ me këngëtaren e “Jenny From The Block”.

Affleck – i cili ishte i martuar me Jennifer Garner nga viti 2005 deri në 2018 – tha: “Është një histori e mirë. Është një histori e mrekullueshme”.

Ioan Gruffudd dhe Alice Evans

Dyshja ishin të martuar për 14 vite

Çifti, të cilët së bashku janë prindër të vajzave Ella dhe Elsie, njoftuan ndarjen në fillim të këtij viti pasi Ioan, 48 vjeç, bëri kërkesë për divorc.

Ioan dhe Alice Evans ishin të martuar për 14 vjet.

Aktorja amerikane pretendoi se Joani kishte një lidhje trevjeçare me një grua tjetër. Së fundmi, ajo është shfaqur në Lorraine ku ka shpjeguar se si e ka kuptuar se ish-bashkëshorti i saj kishte një ‘dashnore’.

Ajo gjithashtu e akuzoi atë se po përpiqej t’i largonte fëmijët e saj. Alice pretendoi se marrëdhënia e tyre po shkonte mirë derisa ai u kthye nga xhirimet e projektit të tij në Australi.

Ioan doli me të dashurën e tij të re, Bianca Wallace, në fund të tetorit. Në fillim të dhjetorit, çifti i ri u fotografuan publikisht për herë të parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xDd2I78Fr5k&ab_channel=CrezyLifestyle

Në trend Magazina

Më shumë
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Ish-gruaja e Eminemit, Kim shihet për herë të parë në katër vjet pas rehabilitimit dhe tentimvetëvrasjes

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Kalo në kategori