Marcus Tanner
Një libër i ri hedh një vështrim hulumtues mbi atë që ka në plan Rusia – dhe atë që s’ka në plan – në Evropën Juglindore.
Diskutimi se Rusia “është rikthyer” në Ballkan është shndërruar në diçka të zakonshme në diplomaci dhe gazetari – sado i diskutueshëm është fakti nëse Rusia është larguar ndonjëherë që aty.
Por, edhe nëse ringjallja e Rusisë në rajon është një fakt, pyetja kryesore është: Çfarë forme po merr kjo dhe me çfarë qëllimi? A “është kthyer” Rusia si sunduese perandorake dhe si një “vend që i prish punë” Perëndit – ose si aleate miqësore dhe kundërpeshë e nevojshme për një BE imponuese?
Dallimi është shumë i rëndësishëm. Nëse është e para, Ballkani mund të presë telashe ndërsa fuqitë e mëdha do të lëkunden dhe do të përballen me njëra-tjetrën në rajon. Nëse është e dyta, vendet e Ballkanit përfitojnë duke i shitur favoret e tyre atij që ofron më shumë.
Me Rusinë që diskutohet kaq shumë, hulumtimi me detaje i studiuesit bullgar Dimitar Bechev i aspekteve të shumta të pranisë së ringjallur të Rusisë – ekonomike, ushtarake dhe diplomatike – është në kohë. Është gjithashtu i matur.
Pa e dramatizuar asnjëherë, në librin e tij “Pushtet rival, Rusia në Evropën Juglindore”, Bechev veçon mite të mëdha nga faktet e thjeshta për të realizuar një portret të ekuilibruar të një ish-superfuqie që është tepër e zënë duke kuptuar disa – por jo të gjitha – qëllime të saj strategjike në pjesën juglindore e Evropës.
Siç vëren Bechev, Rusia ka karta serioze për të luajtur në Ballkan. Ku tjetër mund të fitojë ajo duartrokitje kaq të ngrohta me kaq pak përpjekje – vetëm se është e pranishme atje?
“Është e vështirë të mohosh se Rusia dhe Putini komandojnë një mbështetje jashtëzakonisht të madhe në vendet me shumicë ortodokse lindore (Serbi, Bullgari, Greqi, Republika Srpska në Bosnjë dhe pjesa greke e Qipros),” shkruan ai.
“Nga Banja Luka në Nikosia, liderë partish dhe opinionistë shprehen për bashkëpunim ose edhe bashkim të plotë me Kremlinin.”
Megjithatë, duke pranuar se ndjenja pan-ortodokse dhe/ose pan-sllave është një aset i pranueshëm për Kremlinin, Bechev këmbëngul se është më pak e rëndësishme dhe më e thellë nga sa mendojnë shumë njerëz.
Lëvdata e madhe e Rusisë për “vëllezërit” e saj serbë rrallë përkthehet në favore ekonomike, vëren ai, duke cituar fatin e kampionit të gazit dhe naftës të Serbisë, NIS, si një paralajmërim.
E shitur më lirë nga Serbia Rusisë, në këmbim të përfshirjes së Serbisë në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, Rusia e ndaloi projektin e gazsjellësit praktikisht pa asnjë paralajmërim në 2014, duke e lënë Serbinë në anën e gabuar të marrëveshjes.
Ai shton se Greqia mori të njëjtin trajtim. Shoqëria greke është një tjetër shoqëri instinktivisht pro-ruse, vë në dukje ai, dhe partia e majtë e Syrizës ishte tepër pro-Kremlin në opozitë, duke e kritikuar ashpër Ukrainën “fashiste” dhe madje duke përshëndetur marrjen e Krimesë nga Rusia.
Por kur lideri i ri i Greqisë, Alex Tsipras, u shfaq në mënyrë dramatike në Moskë me tasin e tij të lypjes, duke shpresuar se Rusia do të mblidhte para për të bërë të mundur që Greqia të sfidonte kushtet e ashpra të shpëtimit të Perëndimit, Putini ktheu krahët pa u treguar i gatshëm ta mbështeste.
Tsipras u detyrua të tërhiqej i poshtëruar, duke u kthyer në duart e evropianëve të frikësuar dhe Greqia ka mbetur nën tutelën e tyre ekonomike që atëherë.
Rusia nuk është partneri i vetëm që po luan një lojë komplekse në Ballkan, vëren ai. Serbia paralajmëron përkushtimin filial ndaj Rusisë, kujton ai, por kjo nuk e ka ndalur Serbinë të ndjekë në mënyrë pragmatike anëtarësimin në BE, apo t’i afrohet në heshtje NATO-s. Ndërkohë që proteston vazhdimisht vendosmërinë e saj për të mos iu bashkuar kurrë aleancës, ajo bashkëpunon në mënyrë diskrete me NATO-n në shumë mënyra të ndryshme.
Ballkani Lindor, Rumania dhe Bullgaria, janë një tjetër zonë ku pamjet e jashtme të mashtrojnë, shkruan Bechev. Në legjendën gazetareske, shkruan ai, Rumania ka qenë gjithmonë “motra latine” e Perëndimit, duke sfiduar Rusinë edhe kur ajo ishte pjesë e bllokut sovjetik. Përkundrazi, Bullgaria përshkruhet gjithmonë si një portë ruse – “republika e 16-të sovjetike” në kohën e komunizmit – dhe jo shumë ndryshe tani.
Bechev shkruan se rusët me siguri shpresonin që të ishte kështu edhe me Bullgarinë, duke kujtuar se sa i lumtur ishte Kremlini kur Bullgaria u fut në BE, duke e parë Sofjen si “Kalin e Trojës” të Rusisë në Bruksel.
Por Rumania shpesh ka qenë shumë më e interesuar për tregtinë ruse sesa e shpreh, shton ai, ndërsa Bullgaria, po aq shpesh, ka qenë një aleate më e vështirë sesa priste Moska.
Në të vërtetë, Bullgaria rezulton se pëlqen një nga ata miq që të bëjnë gjithmonë lëvdata dhe janë servilë kur i takon në rrugë – por që shkojnë zhduken në mënyrë misterioze kur u kërkon një nder.
Bechev e përfundon librin e tij tërheqësh, i cili përfshin edhe Greqinë, Qipron dhe Turqinë, duke këmbëngulur se ajo që ne nuk po shikojmë në Ballkan është një rikthim drejt një perandorie të stilit të vjetër rus.
Rusia, thotë ai, është e vendosur të ndërhyjë në planet e Perëndimit me rajonin, sesa të rikrijojë shtete satelitore atje si një mënyrë hakmarrjeje për humbjen e bllokut të vjetër sovjetik.
Për të gjithë mekanizmin e saj mbi energjinë, asaj i mungon muskuli ekonomik për të nxjerrë plotësisht ndonjë nga këto shtete nga orbita e saj dhe as nuk ka ndonjë lloj “modeli” shtetëror për të eksportuar përtej thirrjeve të zbehta ndaj konservatorizmit kombëtar.
Autori e mbyll librin duke hedhur poshtë nocionin se Moska është disi përgjegjëse për problemet e padyshimta të rajonit.
“Nga Beogradi në Ankara,” shkruan ai “demokracitë jofunksionale, kapja e shtetit dhe kthimi i shpinës ndaj politikës autoritare janë në tërësi sëmundjet e brendshme, jo një rezultat i një komploti të keq moskovit.”
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-67-780x439.jpg)
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore
![“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jozidhegjesti-780x439.jpg)
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gbani-780x439.jpg)
"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Bill Gates paralajmëron për një pandemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_26-4-780x439.png)
Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme
![Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_31-1-780x439.png)
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin