I thjeshtë, i shpejtë dhe i shëndetshëm: Burger me vezë dhe avokado

Përbërësit:▪ Bukë burger-i ▪ ½ avokado e qëruar ▪ 1 vezë ▪ Lëng limoni ▪ Kripë ▪ Piper ▪ Vaj ulliriPërgatitja:
Fillimisht vendosni avokadon në një enë të vogël bashkë me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. Përziejini mirë.
Vendosni bukën për t’u thekur.
Skuqni vezën sy.
Shtroni masën e avokados në bukë.
Shtoni vezën.
Shërbejeni të ngrohtë.
Këshillë: Nëse nuk keni asnjë problem me kaloritë e recetës, mund të shtoni çdo lloj kaçkavalli.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































