Policia ka arrestuar këtë të martë një 33-vjeçar pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan, ka plagosur me thikë një 52 vjeçar.

Sipas raportimeve, 52-vjeçari S.D është në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Policia njofton se si rezultat i veprimeve hetimore, është arrestuar shtetasi B. S., 33 vjeç, banues në Elbasan, me precedent penal për vjedhje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./euronewsalbania/