Thënie të Woody Allenit: "Zoti vdiq (Nietzsche). Nietzsche vdiq (Zoti). Edhe unë hiç mirë s’po ndihem"!

Allan Stewart Konigsberg, i njohur si Woody Allen, është një nga aktorët, skenaristët dhe regjisorët më të njohur të historisë së kinematografisë. Karrierën e nis si autor barsoletash dhe si komedian monologjesh. Në fakt, humori e përshkon tërë krijimtarinë e tij, madje edhe në deklarata, disa nga të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
- Gjatë gjithë jetës sime kam hyrë brenda një femre të vetme dhe kjo ka qenë Statuja e Lirisë.
- Tani jam bërë i famshëm, refuzohem veç prej femrave të bukura.
- Kam lënë duhanin. Do të jetoj një javë më shumë e gjatë asaj jave do të bjerë shi i çmendur.
- Nuk dua të arrij pavdekësinë me filmat e mi, dua ta arrij duke mos vdekur.
- Kur më grabitën, prindërit e mi vepruan menjëherë: lëshuan me qera dhomën time.
- Është absolutisht e dukshme që arti i kinemasë frymëzohet nga jeta, ndërsa jeta frymëzohet nga televizioni.
- Grada ime në ushtri? Rob, në rast lufte.
- E vetmja ankesë e imja është që nuk jam dikush tjetër.
- Zoti vdiq (Niçe). Niçe vdiq (Zoti). Edhe unë hiç mirë s’po ndihem.
- Nuk kam frikë nga vdekja, por ja që nuk dua të jem aty kur ajo ndodhë!
- Nuk e di pyetjen, por definitivisht seksi është përgjigja.
- Dashuria është përgjigja. Por, teksa e pret përgjigjen, seksi shtron disa pyetje shumë të mira.
- Për ty jam ateist, për Zotin jam opozitë besnike.
- Nëse dëshironi ta bëni Zotin të qeshet, tregojani planet e juaja!
- Pendesa më e madhe në jetë është që nuk isha dikush tjetër!
- Jemi shuma e zgjedhjeve tona.
- Në shtëpinë time unë jam bosi, gruaja është veç një vendimmarrëse. /Telegrafi/

















































