Moti pranveror/veror sjell gjithmonë me vete një rifreskim të gardërobës

Ikin tonet neutrale të shurdhër të dimrit dhe vjeshtës. Në vend të kësaj, ato janë zëvendësuar me ngjyra, printime dhe nëse keni qenë të informuar rreth tendencave më të mëdha të modës, duhet ta dini që thekët janë elementi kyç i sezonit të ngrohtë.


Ndërsa i pamë në Javët e Modës thekët u shfaqën si në funde, bluza dhe fustane.

1NzHUCo56hbHzG9PyNH9b8 768 80

Pothuajse të gjitha markat e njohura kanë përfshirë në koleksionet e tyre fustane me thekë duke dëshmuar trendin që do të jetë kryefjalë e sezonit.

Modelet më të thjeshta të fustaneve mund të vishen me një palë sandale të sheshta ose atlete në modë, këshillon Bordo.

2GmVQe3SArVGctD4rE 768 80

Të tjerat nëse janë të tejdukshme mund të stilohen me bikini gjatë ditës për një veshje të bukur plazhi, ose mbi një set të brendshme për t’u përdorur mbrëmjeve.

36ykqFgmQusZvtY 768 80

Opsionet më argëtuese në këtë listë janë perfekte për t’u veshur me këpucët me taka me platformë me shkëlqim në dollapin tuaj. /Telegrafi/