Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se taksa prej 100 për qind e vendosur nga Kosova ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë një vendim i drejtë dhe i sinqertë, por që tani nuk duhet të keqpërdoret.
“Çështja për suspendimin e taksës prej 100 për qind duhet të diskutohet midis Qeverisë së Kosovës dhe autoriteteve të Bashkimit Europian”.
“Shpresoj se kjo situatë do të tejkalohet në të ardhmen e afërt në mënyrë që Kosova mos të vazhdojë të perceptohet si pengesë e vazhdimit të dialogut dhe si një vend që nuk i respekton rregullat e dialogut dhe negociatave”.
“Gjithashtu dua të shpresoj që kjo ngurtësi do të tejkalohet në të ardhmen e afërt dhe njerëzit do të shikojnë për të ardhmen”.
“Serbia e ka merituar një tarifë të tillë. Tani nuk duhet të keqpërdoret. Por duhet të merret vendim në bazë të interesave shtetërorë. Mos të keqpërdoret kjo çështje nga tre-katër bartës të Qeverisë së Kosovës për interesa të tjera, të cilat shkojnë në dëm të interesave shtetërore”.
“Se kur hiqet taksa nuk është vendim i imi. Unë do ta respektoj vendimin e Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi gjatë një lidhje direkte nga Davosi për Klan Kosova.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe rreth grevës në arsim e cila sipas tij e papranueshme pasi që në këtë proces më së shumti po dëmtohen nxënësit dhe familjarët e tyre.
“Kjo situatë është e patolerueshme, e papranueshme dhe unë ftoj autoritetet e Qeverisë dhe të sindikatave që të ulen dhe të diskutojnë”.
“Jam i bindur se do ta gjejnë zgjidhjen që të mos dëmtohen nxënësit, të mos dëmtohet ky proces i rëndësishëm edukativ”.
“Nga eksperienca ime kam mësuar se me ultimatum nuk mund të zgjidhet asgjë. Duhet vetëm dialogu social dhe pastaj gjendet zgjidhja”, ka thënë Thaçi.
Thaçi, ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Europian.
“Me Komisionarin Johanes Hahn, diskutuam për çështjen e liberalizimit të vizave dhe ishte konkludim i përbashkët që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet”.
“Unë dua të shpresoj se pavarësisht rezervave që kanë disa shtete anëtare të BE-së, në qershor do ta kemi vendimin nga BE-ja për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ndër tjerash presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj