Thaçi shkarkoi Osmanin

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është shkaktuar një përplasjeje verbale mes ministrit të Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe zv/ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Naser Osmanit, i cili si thuhet, përdori fjalë fyese ndaj Qeverisë, pro që më vonë i tërhoqi.
Përplasja ndërmjet Limajt dhe Osmanit ndodhi në kohën kur ministri Limaj në emër të ekzekutivit të vendit deshi të arsyetojë kërkesën për emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, por është kundërshtuar nga ana e deputetit Osmani, i cili i ka thënë se Limaj "nuk ka të drejtë të flasë në emër të qeverisë" dhe ka thënë fjalë fyese për qeverinë aktuale, ku më pas ministri Limaj i është kundërpërgjigjur Osmanit se "për këtë çështje do të merremi vesh pas seancës". /qik/





















































