Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Die Presse të Austrisë, përveç për marrëdhëniet e mira austriako-kosovare, ka folur edhe për projektin serb “Lugina e Diellit”, përpjekje kjo të cilën Thaçi e ka quajtur të rrezikshme. Ai u ka bërë thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen, por se ka thënë se nuk do të lejojnë të kolonizohet asnjë pjesë e Kosovës nga ana e Serbisë.
“Unë ju bëj thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo vetëm për një grupim etnik. Por ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi për Die Presse, transmeton Telegrafi.
Die Presse: Ju e keni vizituar për herë të parë Vjenën në rolin e Presidentit të Kosovës?
Hashim Thaçi: Po, kam pasur një diskutim shumë të mirë me presidentin austriak Heinz Fischer. Kemi biseduar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, liberalizimin e vizave dhe dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Unë gjithmonë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Austrinë, në të gjitha pozitat e mia të mëparshme.
Die Presse: Nga politikanët në Austri, vijnë sinjale të ndryshme: Kandidati për President i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer, ka deklaruar se, Kosova është ende pjesë e Serbisë. A ju shqetëson kjo?
Hashim Thaçi: Është një ëndërr e keqe, nëse dikush mendon se Kosova është pjesë e Serbisë. Kosova është e pavarur dhe një shtet sovran.
Die Presse: Përkrah Serbisë dhe Rusisë, edhe disa vende të BE-së ende nuk e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.
Hashim Thaçi: Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 vende dhe është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare. Ne kemi marrëdhënie konstruktive me të gjithë fqinjët tanë, edhe me Serbinë. Unë e di se Austria dhe shumica e politikanëve të saj e njohin pavarësinë e Kosovës.
Die Presse: Kandidati FPÖ-së Hofer ka marrë rreth 50 për qind në zgjedhjet presidenciale dhe partia e tij në sondazhe qëndron lartë. A jeni i frikësuar se Austria eventualisht mund të ndryshojë politikën ndaj Kosovës?
Hashim Thaçi: Unë nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Austrisë dhe të flas në favor të njërës apo të palës tjetër. Por, siç e ka sqaruar presidenti Fischer gjatë bisedë tonë, Evropa Juglindore është shumë e rëndësishme për Austrinë. Shumë austriakë kanë punuar intensivisht për këtë rajon: Nga ish-ministrat e jashtëm Alois Mock, Erhard Busek e deri te diplomatët e lartë, si Wolfgang Petritsch, Albert Rohan, Valentin Inzko dhe Ulrike Lunacek nga Parlamenti Evropian. Udhëheqja austriake gjithmonë ishte një hap përpara nga vendet tjera dhe kishte një vizion për Evropën Juglindore. Austria e njeh Ballkanin shumë mirë.
Die Presse: Në Beograd tani do të formohet qeveria e re. Çfarë prisni ju nga ajo?
Hashim Thaçi: Ne presim që qeveria e re serbe do të vazhdojë dialogun e ndërmjetësuar nga BE me Kosovën. Ne presim që të gjitha marrëveshjet që kemi arritur deri tani, të zbatohen.
Die Presse: Kohët e fundit ka pasur në Kosovë kritika rreth Asociacionit të ri të komunave serbe, e sidomos për projektin “Lugina e Diellit”. Kjo do ju mundësoj, që në pjesën veriore të Kosovës e kontrolluar nga serbët e veriut, do të vendosen serbët që janë larguar njëherë nga Kosova. Pse ju keni problem me këtë?
Hashim Thaçi: Unë ju bëj thirrje të gjithë refugjatëve që të kthehen. Ata janë qytetarë të Kosovës dhe janë të mirëseardhur. Kosova është një vend për të gjithë dhe jo vetëm për një grupim etnik. Por ne nuk do të lejojmë asnjë kolonizim të ri të Kosovës nga ana e Serbisë.
Die Presse: Pse është kjo kolonizim, kur refugjatët kthehen?
Hashim Thaçi: Unë thash më herët: Refugjatët janë të mirëseardhur. Si President i Kosovës, unë jam president i të gjithë qytetarëve. Njerëzit duhet të kthehet në ish-lagjet e tyre. Por, zgjidhja e synuar nga serbët e Beogradit në veri të Kosovës është kolonizimin për ne. Këto përpjekje të serbëve janë shumë të rrezikshme.
Die Presse: Gjithashtu nga Kosova shumë njerëz kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar për grupet xhihadiste. Çfarë bën Kosova, për të luftuar këtë fenomen?
Hashim Thaçi: Asnjë vend evropian nuk është njëqind për qind imun ndaj këtij fenomeni, i cili nuk ka të bëj me besimin fetar, por për të marrë pjesë në një organizatë kriminale. Kosova ishte një nga vendet e para në rajon, që ka filluar luftën kundër terrorizmit. Ne kemi arrestuar më shumë se 100 njerëz, duke përfshirë këtu edhe imamë të njohur. Dhe ne kemi forcuar ligjet tona. Në tetë muajt e fundit nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm që një kosovar ka shkuar për të luftuar në Siri apo Irak. 90 për qind e kosovarëve janë për anëtarësim në BE dhe NATO. Dhe sipas një sondazhi të ri të Gallup, kosovarët janë populli më pro Amerikan në botë. Pra, ne nuk mund të jemi bazë për fundamentalizmin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite