LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për Die Presse: Dialogu të vazhdojë në nivelin më të lartë politik

Thaçi për Die Presse: Dialogu të vazhdojë në nivelin më të lartë politik

Presidenti i Kosovës, në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse” ka thënë kërkuar një rol shumë më të madh të BE-së në Ballkan.

Ai ka kritikuar ashpër mbajtjen e referendumit nga Republika Srbska në Bosnje dhe Hercegovinë. Thaçi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bisedoj drejtpërdrejtë dhe ashpër me udhëheqjen e Republikës serbe.


“Veprimet e Republikës serbe mund të jenë shembull i keq për zonat tjera në Ballkan, edhe ato mund të kërkojnë të drejtën për të mbajtur referendume: për njerëzit në Sanxhak, apo shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi, apo serbët në veri të Kosovës. Kjo do të ishte një rrezik për Shtetet multi-etnike. Kjo tendencë për të formuar shtete të pastra etnike, vetëm do të çojë në konflikte të reja”, ka theksuar Thaçi.

Sipas tij, Republika Serbe është një konstrukt i gjenocidit në Bosnje. Thaçi është pyetur edhe për raportet së fundmi të përkeqësuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi i ka thënë se të gjitha incidentet e fundit mund të ndikojnë negativisht në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ky proces duhet te vazhdoje.

“Arrestimi në Serbi i shefit të policisë kosovare të Mitrovicës, Nehat Thaçi, ishte i panevojshëm, dhe ne jemi të sigurt se ai do të lirohet së shpejti. Ne nuk do të hakmerrem me masa të njëjta”, ka pohuar ai.

Thaçi ka thënë se Kosova nuk është kundër që politikanët serbë të Kosovës të lëvizin lirshëm. “Por ne kemi rregulla të caktuara të cilat duhet të respektohen. Politikanët serbë do të vazhdojnë të lejohen të udhëtojnë përsëri në Kosovë, në qoftë se ata u përmbahen rregullave të dakorduar bashkërisht”, ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar nga BE-ja si ndërmjetës i këtij procesi të jetë edhe më shumë këmbëngulës në zbatimin e marrëveshjeve të arritura, pa vonesa.

“Për më tepër, BE-ja duhet të përgatitet seriozisht që të vazhdojë procesin e normalizimit në nivelin më të lartë politik dhe të arrijë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Thaçi për “Die Presse”.

1

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori