LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Pas marrëveshjes midis Greqisë e Maqedonisë, radhën e ka ajo midis Kosovës e Serbisë

Thaçi: Pas marrëveshjes midis Greqisë e Maqedonisë, radhën e ka ajo midis Kosovës e Serbisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Ekipi Negociator për dialog me Serbinë e ka legjitimitetin, sepse është votuar në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se “pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”.

Thaç ka thënë se vullneti i komunitetit ndërkombëtar është që të arrihet një marrëveshje midis dy vendeve dhe se Kosova nuk duhet të krijojë vështirësi në këtë proces.

“Ne nuk duhet të krijojmë vështirësi duke befasuar Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As Serbia nuk ka të drejtë ta vështirësoj procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve. Procesi i dialogut do të fillojë dhe ne duhet të kemi një angazhim shumë dinamik i cili kërkon edhe vendimmarrje”, tha presidenti në Zona B të Klan Kosovës.


“Tani Ekipi Negociator është zgjedhur nga Kuvendi dhe ne duhet që t’i mbështesim sepse e ka legjitimitetin. Prandaj sot askush nuk mund të ankohet për mungesë të legjitimitetit”.

“Ekipi për dialog me Serbinë duhet dhe do të punojë. Kanë dalë ide të ndryshme në të cilat duhet të punohet”.

Presidenti Thaçi ka thënë se partitë politike nuk duhet të fokusohen në çështje të vogla dhe teknike, por sipas tij, ata do të duhet të fokusohen në qëllimet strategjike të Kosovës.

“Duhet shumë ujë të rrjedhë nëpër lumenjtë tonë në mënyrë që të qetësohen gjakrat midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Pas arritjes së marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë, tani është radha për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Nuk duhet të fokusohemi në çështje të vogla dhe teknike por duhet të fokusohemi në qëllimin tonë strategjik për anëtarësim në NATO dhe BE”.

“Ky është vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës dhe ne nuk duhet ta humbim këtë mundësi në asnjë çast”, ka thënë Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori