LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Nga askush dhe për asnjë çmim nuk mund të refuzohet partneriteti me SHBA-në

Thaçi: Nga askush dhe për asnjë çmim nuk mund të refuzohet partneriteti me SHBA-në

Presidenti, Hashim Thaçi ka folur rreth pasojave që mund të ketë Kosova, nëse nuk tërheq taksën prej 100% ndaj mallrave nga Serbia e Bosnje Hercegovina edhe pas kërkesë së SHBA-ve për shfuqizim të saj.

Thaçi ka thënë se në asnjë mënyrë nuk guxon të rrezikohet raporti me Amerikën për shkak të taksës. Sipas tij asnjë person dhe asnjë agjendë nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik mes të dyja vendeve.

“Në asnjë çmim, në asnjë rrethanë nuk do të ketë refuzim të partneritetit. Dhe është jetike, përtej çdo politike ditore, bashkëpunimi strategjik dhe i përhershëm i miqësisë së thellë mes Kosovës dhe SHBA-së. Askush dhe asnjë agjendë tjetër nuk qëndron mbi interesat e partneritetit strategjik të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra asnjë person dhe asnjë agjendë tjetër”, ka thënë Thaçi në intervistën për Radio Evropa e Lirë.


Presidenti gjithashtu ka theksuar se ai as nuk ka kërkuar vendosjen e taksës ndaj Serbisë e Bosnje Hecegovinës, por as nuk kërkon pezullimin e saj. E pikërisht tema e taksës ka krijuar edhe përçarje përbrenda koalicionit qeverisës, për dy ditë radhazi liderët e qeverisë janë duke u takuar për të dhënë një përgjigje përfundimtare sa i përket kësaj çështjeje.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Përplasje në Kuvend, Noka përballet me punonjësin e sigurisë dhe tenton të qëllojë Ballën

Lajme
Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania

Kritikat për logon për 17 vjetorin e pavarësisë, kompania "Red Mill" del me një sqarim

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme

"Pastrimi" përgjigjet Komunës së Prishtinës: Keni vendosur që menaxhimi i mbeturinave t’i jepet një kompanie private dhe të eliminohet "Pastrimi"

Lajme
Kalo në kategori