Presidenti i vendit Hashim Thaci ka urdhëruar tërheqjen nga misioni diplomatik i Alma Lamës, ambasadore e Kosovës në Itali.

“Urdhërohet tërheqja nga Misionit Diplomatik i znj. Alma Lama, ambasadore/shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë”, thuhet në dokument.


Ky dokument është nënshkruar nga presidenti i vendit, mirëpo arsyet e kësaj tërheqje ende nuk dihen.

Lama mbulonte edhe punën diplomatike me Vatikanin. /Telegrafi/

1 239

Foto: Arkiv