LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Ka ardhur koha t’i lëmë prapa armiqësitë dhe të bëjmë marrëveshje me Serbinë (Video)

Thaçi: Ka ardhur koha t’i lëmë prapa armiqësitë dhe të bëjmë marrëveshje me Serbinë (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka thënë se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi është i pashmangshëm.

Thaçi tha se u bën 20 vjet nga përfundimi i luftës së fundit dhe Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arritur një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen.


Presidenti i vendit theksoi se ka ardhur koha që të lihen prapa armiqësitë dhe të bëhet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Që një vit jemi duke diskutuar për procesin më të rëndësishëm që e kemi si shtet, nga ku varet qëndrueshmëria si shtet dhe anëtarësimi në BE. Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve është  i pashmangshëm. U bën 20 vjet nga përfundimi i luftës, Kosova dhe Serbia ende nuk kanë arrit një marrëveshje të mirëfilltë që do të arrinte paqen. Besoj fuqishëm në këtë qëndrim se ka ardhur koha që të lëmë prapa armiqësinë dhe të bëjmë marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Thaçi, raporton Telegrafi.

Kurti: As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë të drejtë të falin tokën e Kosovës (Video)
Lexo po ashtu Kurti: As dëshmorët ndër varre po u ngritën nuk kanë të drejtë të falin tokën e Kosovës (Video)

Thaçi po ashtu tha se opsioni i ruajtjes së status-quo-s mes Kosovës dhe Serbisë është i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa.

“Opsioni i ruajtjes së status-quos midis Kosovës dhe Serbisë e cila është mbështetur nga disa është treguar i gabuar dhe i paqëndrueshëm, pasi është kthim prapa. Në 12 muajt e fundit ka regres mes Kosovës dhe Serbisë. Përvoja e viteve të fundit ka forcuar bindjen time që ka ardhur koha ta përfundojmë marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu komentoi dhe njëherë letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ku tha se: “Letra e presidentit Trump ishte konfirmim i drejtpërdrejtë historik për të ndihmuar dy shtete në arritjen e një marrëveshje me njohje reciproke. Njohja eksplicite e dy shteteve është çelësi i dy shteteve. Ne nuk mund të kemi garanci më të madhe se këto fjalë”.

Ai potencoi se Kosovën nuk e presin bisedime të lehta me Serbinë.

“Sidoqoftë e di që na presin bisedime jo të lehta ë Bruksel. E kam lexuar me kujdes raportin e hulumtimit. Përshtypja ime për dialogun korrespondon mirë me vlerësimet tona politike. Platforma do të diskutohet dhe do të kalojë në Kuvendin e Kosovës, si dhe do të vuloset nëse arrihet marrëveshja Kosovë–Serbi”, tha presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori