LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq i reagon Thaçit: Serbia ka prova të investimeve në Trepçë

Gjuriq i reagon Thaçit: Serbia ka prova të investimeve në Trepçë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi publikoi një fotografi në llogarinë personale të Facebookut teksa shihet miniera e Trepçës dhe disa minatorë.

Kështu Thaçi vazhdoi të promovojë bukuritë natyrore dhe pasuritë e Kosovës, e cila gjë ka bërë që të reagoi edhe shteti serb.

Trepça, thesar i Kosovës ??

Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së…

Posted by Hashim Thaçi on Saturday, August 29, 2020

Në fakt, “Trepça është thesari i Kosovës,” shkroi presidenti në përshkrimin e imazhit, duke i quajtur minatorët një simbol të ndershmërisë, transmeton Telegrafi.


“Ditën e nisin duke shpresuar në fatin e mirë, deri sa punojnë në thellësitë e minierës së Trepçës. Minatorët, simbol i ndershmërisë dhe punës së pandalshme për ta ndërtuar Kosovën”, pohoi Thaçi.

Kjo ka shtyrë të reagoi edhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, duke thënë se Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në Trepçë.

“Trepça është thesar i Serbisë. Trepça është fryt i punës së madhe dhe djersës së minatorëve. Ata që po thonë sot se është e tyre e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të dijë t’ia rikthejë lavdinë Trepçës,” shkroi Gjuriq.

Serwer: Në takimin e Uashingtonit mund të arrihen marrëveshje rreth Trepçës dhe Ujmanit
Lexo po ashtu Serwer: Në takimin e Uashingtonit mund të arrihen marrëveshje rreth Trepçës dhe Ujmanit

Ndryshe, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington më 4 shtator gjersa profesori amerikan i Universitetit, John Hopkins, Daniel Serwer ka deklaruar se mund të ketë një marrëveshje mes dy vendeve për Trepçën. /Telegrafi/

“Трепча” је благо Србије. Србија има материјалне доказе о сваком динару уложеном у “Трепчу”. “Трепча” је плод одрицања…

Posted by Марко Ђурић on Saturday, August 29, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori