Thaçi dekoron banorët e fshatit Çegran të Gostivarit, për mbështetjen e dhënë për qytetarët e Kosovës në kohë të luftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në një takim disa nga banorët e fshatit Çegran të Komunës së Gostivarit.
Thaçi në një shkrim të bërë në Facebook ka thënë se, afër një milion shqiptarë nga Kosova u detyruan t’i braktisin shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga masakrat e regjimit serb në vitin 1998 dhe 1999, dhe një pjesë e madhe e tyre u strehuan në fshatin Çegran të Komunës së Gostivarit, transmeton Telegrafin.
Prandaj, siç ka thënë presidenti Thaçi, për mikpritjen, bujarinë dhe mbështetjen vëllazërore për qytetarët e Kosovës, ai ka dekoruar banorët e Çegranit me “Urdhrin e Lirisë”./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































