LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Batalioni “Atlantiku” ishte vetë beteja dhe fronti i UÇK-së

Thaçi: Batalioni “Atlantiku” ishte vetë beteja dhe fronti i UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në akademinë për 20 vjetorin e themelimit të Batalionit “Atlantiku”, ka thënë se ardhja e këtij Batalioni është mesazh që dërgohet edhe për respektimin e së kaluarës së përbashkët, edhe për përgjegjësitë e forcimit të pozitës së shtetit të Kosovës dhe pozitës së shqiptarëve në rajon.

“Kjo ardhje dëshmon edhe përgjegjësinë e thellimit dhe të kujdesjes për raportet e përjetshme me SHBA-në. Ju keni qenë luftëtarë, komandantë të UÇK-së, ju jeni krenaria dhe heronjtë e Kosovës por edhe jeni veteranët e luftës së SHBA-së. Ne iu jemi gjithmonë mirënjohës juve, familjeve tuaja dhe gjithë bashkëluftëtarëve e veprimtarëve. Vlera e luftës dhe UÇK-së na bashkon të gjithëve përtej çdo partie, ideologjie, dhe lokaliteti. Batalioni “Atlantiku” është sinteza reprezentative e rrethit apo katër fazave të marrëdhënieve të shqiptaro-amerikanëve në atdheun dhe në SHBA”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij shqiptarët e Amerikës kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës.


“Të parët tuaj dhe ju shkuat në SHBA, në atdheun e madh të lirisë dhe demokracisë. Shqiptarët e Amerikës kanë luajtur rol të jashtëzakonshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës. Në çastet më të vështira ishte krejtësisht i natyrshëm reagimi juaj sepse ju e dinit kuptimin e thellë të lirisë. Batalioni “Atlantiku” është treguesi më i qartë i historisë së shqiptarëve, prandaj ju iu përgjigjët më së miri kushtrimit atdheu në rrezik, vendlindja thërret. Ju nga mirëqenia erdhët direkt në istikamet e luftës. Jeni vetë beteja dhe fronti i UÇK-së. Ju luftuat drejtpërdrejt përballë forcave pushtuese të Serbisë. Misionin tuaj ndaj atdheut e kryet ballë-hapur dhe krenar. Erdhët si vullnetarë u bëtë luftëtar të jashtëzakonshëm dhe fitimtar të luftës për çlirimin e Kosovës”,ka theksuar ai.

Thaçi ka thënë se u janë mirënjohës edhe vëllezërve Bytyçi që ishin pjesë e këtij Batalioni.

“Së bashku me ndihmën e NATO-së, ju realizuar misionin më të lartë kombëtar dhe patriotik. Ju hytë në Kosovë me ajrin e lirisë. Në mbyllje të fazës së katërt pas lirisë ju u kthyet prapë në SHBA tek familjet tuaj, puna dhe biznesi. U jemi mirënjohës për jetë dhe përkulemi me respekt para vëllezërve Bytyçi, heronjëve të Batalionit “Atlantiku” “, është shprehur Thaçi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Abdixhiku takon ambasadorët e QUINT-it: LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni

Politikë
Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Profesori Dashnor Nebija ka nevojë për ndihmën tuaj për trajtim mjekësor jashtë vendit

Lajme
Kalo në kategori