LAJMI I FUNDIT:

Tevdovski: Deri në fund të vitit të gjithë do të kenë qasje tek harxhimet e arkës shtetërore

Tevdovski: Deri në fund të vitit të gjithë do të kenë qasje tek harxhimet e arkës shtetërore

Ministri i Financave Dragan Tevdovski tha se “Deri në fund të këtij viti qytetarët do të mund t’i shohin pagesat nga arka e shtetit. Secili denarë i harxhuar do të publikohet”.

“Po bëhet përgatitja e platformës për ku publiku do të ketë mundësi t’i shohë të gjitha harxhimet nga Buxheti”, informuan nga Ministria e Financave dhe shtojnë se kanë bërë konsultime me organizatat qytetare dhe përfaqësues të mediave, që të kontribuojnë në përpunimin e platformës. Ministria, si♪5 thuhet, me këtë hap do të kontribuojë në hapjen e plotë të proceseve për menaxhimin e financave publike drejt publikut.

“Transparenca financiare e plotëson qëllimin e saj. Publiku ka qasje dhe bën presion për harxhime të arsyeshme të parave. Bashkimi Evropian, për dallim nga më parë kur kritikonte mos pasjen e transparencës tek financat publike, tash në raportin e fundit e veçoi transparencën fiskale, si një nga sukseset kryesore”, tha Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai tha se Ministria e Financave ka ndërmarrë edhe hapa tjerë për përmirësimin e transparencës. Ministri Tevdovski gjithashtu tha se është bërë “buxhet qytetar”, ashtu sikur që është organizuar debat publik para se të miratohet nga Qeveria. Për “buxhetin qytetar” të ardhshëm do të ketë ueb aplikacionit, e përpunuar nga fituesit e FinHAkatonit.

Nga Ministria thonë se me qëllim të rritjes së transparencës institucionet kanë filluar t’i publikojnë në sistem elektronik të gjitha marrëveshjet për furnizimi publike. Furnizimet publike, siç thuhet, janë bërë më të hapura për publikun me të dhënat e hapura. Nga Ministria e Financave shtojnë se në ueb faqen i shpallin të dhënat në format të hapur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori