LAJMI I FUNDIT:

Tetë autobusëve nga Shqipëria nuk iu lejua hyrja në Kosovë, Lekaj tregon arsyet

Tetë autobusëve nga Shqipëria nuk iu lejua hyrja në Kosovë, Lekaj tregon arsyet

Tetë autobusëve të linjës Kosovë- Tiranë nuk iu është lejuar ta kalojnë pikën kufitare në Morinë mëngjesin e sotëm. Ata kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh për shkak të një urdhri të Ministrisë së Transportit të Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka deklaruar se arsyeja që autobusëve iu është ndaluar kalimi në pikën kufitare në Morinë, është keqpërdorimi i lejes nga operatorët e Shqipërisë.

Lekaj ka thënë se pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet.

“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe nëpër stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MIT, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtetet, për shqyrtim”, ka thënë Lekaj, për Express

Ndërkaq, Rifat Hajdinaj, kryetar i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curr-Kosovë-Tiranë, ka reaguar duke mohuar që të jetë vënë në dijeni për këtë urdhër dhe u bën apel dy qeverive përkatëse të zgjidhin situatën.

“Që prej 2010-tës nuk kemi patur probleme gjatë levizjës për në Kosovë”, është shprehur Hajdini.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori