Testoni produktin, mesazhin ose sloganin tuaj në 7 ditë – Njihuni me Valicon Online Omnibus

A jeni gati të merrni vendime të bazuara në të dhëna reale, pa humbur kohë e para? Valicon, agjencia më e besueshme e hulumtimeve ju sjell Online Omnibus...
Çfarë është Online Omnibus?
-Online Omnibus është një anketë që realizohet në baza javore, ku:
-500 qytetarë të moshës 18–65 vjeç në Kosovë përgjigjen në pyetjet tuaja;
-Mostra është përfaqësuese sipas moshes, gjinisë dhe rajonit për tërë Kosovën;
-Ju dërgoni pyetjet tuaja për t’i përfshirë në pyetësor (p.sh. “Cili emër produkti ju pëlqen më shumë?”);
-Brenda 5-7 ditësh merrni rezultatet.
Valicon kujdeset për programimin, kontrollin e cilësisë dhe pastrimin e të dhënave – ju vetëm analizoni rezultatet.
Pse biznesi juaj ka nevojë për këtë?
-Shpejtësi: Rezultatet vijnë brenda ditësh, jo javësh.
-Kosto minimale: Paguan vetëm pyetjet që shton, pa shpenzuar për një hulumtim të plotë.
-Siguri për vendimet: Merrni informacion që reflekton mendimet e popullsisë 18–65 vjeç në Kosovë.
Imagjinoni ndikimin:
Një pastiqer provon emrin e ëmbëlsirës së re dhe zgjedh variantin më të pëlqyer;
Një bankë teston sloganin për fushatën e radhës;
Një kompani mat njohjen e brendit të vet.
Teksa konkurrentët presin, ju mund të veproni menjëherë me informacionin që ju ndihmon ta rritni biznesin tuaj!
Veproni Tani!
Mos e humbni mundësinë për të qenë një hap përpara konkurrencës.
-Na kontaktoni në info.ks@valicon.net
-Merrni raportin brenda 7 ditësh.
Sigurohuni që çdo vendim marketingu, PR apo produkti i ri të mbështetet në të dhëna reale – kontaktoni Valicon sot dhe transformoni strategjinë tuaj!



































