LAJMI I FUNDIT:

“Testimi” me rrugët e Prishtinës, qytetarët “shkrijnë kreativitetin” – ironizojnë me imazhe të ndryshme

“Testimi” me rrugët e Prishtinës, qytetarët “shkrijnë kreativitetin” – ironizojnë me imazhe të ndryshme

Komuna e Prishtinës për tri ditë radhazi do të testojë shndërrimin e unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Derisa sot kjo nuk ka shkaktuar tollovi në komunikacion, testimi i qarkores të premten shkaktoi kolona dhe pritje të gjatë në komunikacion.

E kjo e fundit përveç që shkaktoi nervozizëm tek qytetarët, ka nxitur kreativitetin e tyre, duke bërë batuta në rrjetet sociale në llogari të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.


“Prekëse! Edhe një qytetar arrin të del nga kolona, takohet me familjen pas 12 orësh”, ishte një nga batutat.

“Shpend, kthehu, kemi bo hajgare”, është batuta tjetër.

“Po e testoj komunikacionin, si ti ministrat e Shëndetësisë”.

“Një orë këtu, tetë në Prishtinë”.

“Për pesë minuta jam aty”, batuta tjetër, ndërkohë që qytetarët kanë pritur në kolonë mbi një orë.

Batutë për gjendjen dje në Prishtinë për shkak të kolonave të gjatë ka bërë edhe ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Mos kanë ardh me i ndërru targat krejt kerret nga veriu”, shkruante Ahmeti në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Fun
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori