LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model Y është edhe më e shpejtë se që reklamohej

Tesla Model Y është edhe më e shpejtë se që reklamohej

Zyrtarisht, Tesla ka reklamuar se Model Y mund ta arrijë për 3.5 sekonda, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë

Tani që Tesla Model Y ka nisur të shpërndahet te blerësit, ata kanë mundësi ta vënë në funksion dhe të shohin se si mund të lëvizë në botën reale, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ishte thënë se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta zë për 3.5 sekonda, ndërsa është i pajisur me rrotat 19 inç Gemini, apo pakon Performance Upgrade që ia shton frenat Uberturbinë që kanë 21 inç.

Mirëpo, në kanalin DAErik në YouTube, nëpërmjet pajisjes Racelogic VBOX Sport, është gjetur se kjo makinë që mbushet me rrymë mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.30 sekonda.

Gjatë testimit të parë, është gjetur se Tesla Model Y, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 3.30 sekonda, deri në 140 kilometra në orë për 8.2 sekonda, derisa nga 48 deri në 110 kilometra në orë arrin për 2.72 sekonda, ndërsa nga 80 deri në 110 kilometra në orë e arrin për 1.53 sekonda.

Në këtë formë, del se Tesla Model Y është edhe më i shpejtë se që thuhej më herët, ndërsa ka mundësi, që në teste të tjera të jetë edhe më i shpejtë gjatë vozitjes. /Telegrafi/