LAJMI I FUNDIT:

Tesla bën dërgesën e parë të kamionëve elektrikë Semi – kamioni i cili premton rreze të vozitjes deri në 800 kilometra

Tesla bën dërgesën e parë të kamionëve elektrikë Semi – kamioni i cili premton rreze të vozitjes deri në 800 kilometra

Tesla i bëri dërgesat e para të kamionëve Semi te klientët e saj gjatë së enjtes në mbrëmje, pesë vite pasi që kamioni i dizajnuar për distanca të gjata ishte prezantuar për herë të parë.

Eventi përfshinte dy kabina kamionësh të stolisur me logot e Pepsi dhe Frito-Lay, degë e PepsiCo për ushqime të lehta.

Tesla Semi ishte shfaqur për herë të parë si prototip në vitin 2017.


Gjatë asaj periudhe drejtori ekzekutiv i Tesla, Elon Musk, kishte thënë se produkti do të fillonte në vitin 2019, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Pepsi and FritoLay take delivery of the first Tesla Semi trucks

Por gjatë prezantimit në fabrikën e Tesla-s në Sparks të Nevada, Musk nuk bëri të ditur se sa kamionë do të dërgohen aktualisht te PepsiCo, por as sa prej tyre janë duke u prodhuar ose me çfarë ritmi po prodhohen ato.

Kamioni tërësisht elektrik ka një dizajn jo të zakonshëm, pasi që ulësja e shoferit tani gjendet në mes të kabinës.

Megjithatë, sistemi Autopilot i Tesla, i përfolur në prezantimin origjinal, pesë vite më parë, si një përfitim për shoferët e distanca të gjata, nuk u përmend gjatë prezantimit të së enjtes.

Steven Williams, drejtor ekzekutiv i PepsiCo Foods North America, dhe Kirk Tanner, drejtor i PepsiCo Beverages North America, u paraqitën gjatë përfundimit të prezantimit, dhe e falënderuan Musk-un që i lejoi ata që të marrin pjesë në programin e kamionit Semi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

Mercedes: Ekranet e mëdha nuk e përcaktojnë nëse një veturë është luksoze

Auto
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Auto
Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Zgjidhja perfekte për kushte 'ekstreme' - cilat goma mund të përdoren në të gjitha stinët?

Auto
Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Auto
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Auto
Kalo në kategori