Një tërmet i fuqishëm ka goditur Mexico City. Mijëra banorë kanë vrapuar nëpër rrugët e qytetit, pasi që goditja ishte aq e fortë sa që ndërtesat filluan të dridhen, raporton Reuters.

Sipas informacioneve të parë, bëhet fjalë për një tërmet prej 7.4 shkallë të Rihterit i cili goditi pjesën jugore të vendit, transmeton Telegrafi.


Epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 8 kilometra nga Puebla, në një thellësi prej 51.5 kilometra.

Banorët e Mexico City tashmë kanë filluar të publikojnë video dhe fotografi nëpër rrjetet sociale.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm. /Telegrafi/

https://twitter.com/GuidoGma/status/910216013131730946

https://twitter.com/GuidoGma/status/910211394452312066

https://twitter.com/gooz25/status/910207183723393024