Turqia do të takohet sot me përfaqësuesen e Kosovës në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Gjersa po numërohen orët e fundit para fillimit të ndeshjes, trajneri i kombëtares turke, Fatih Terim ka lënë anash prej skuadrës katër lojtarë.


Bëhet fjalë për Okay Yokuşlu (Trabzonspor), Çaglar Soyuncu (Freibug) , Enes Unal (Twente) dhe Bilal Başacıkoglu (Feyenord) nuk do të paraqiten kundër Kosovës, transmeton Telegrafi.

Unal, i cili luan së bashku me reprezentuesin kosovar, Bersant Celina aktualisht i prinë listës së golashënuesve të ligës elitare holandeze me tetë gola.

Bersant Celina duke festuar golin me Enes Unal në Twente Bersant Celina duke festuar golin me Enes Unal në Twente

Megjithëse e ka ftuar në kombëtare Arda Turanin, Terim nuk dihet nëse do ta përfshijë në formacionin bazë.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Antalyasporit me fillim në ora 18:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app