Mjekët po e sulmojnë tumorin me gjilpërë të nxehtë (shkrirje me radio frekuenca) madje njëkohësisht po bëjnë biopsinë, ku një pjesëz e vogël e kancerit eliminohet për testim në mënyrë që të konstatohet a është agresiv dhe a është përhapur nëpër organizëm.

Trajtimi i ri dukshëm shkurton kohën e nevojshme që të merren rezultatet e biopsisë në 2 javë dhe kështu zvogëlohet nervozizmi i pacientit, ndërkaq tumori i cili ka qenë i pamundshëm të trajtohet pa intervenim kirurgjikal tani mund të mposhtet për disa minuta nën efektin e anestezisë, transmeton Telegrafi.


Pacientët te të cilët kanceri i mushkërive është vërejtur me kohë kryesisht si zgjidhje kanë kirurgjinë invazive për ta eliminuar atë, apo radioterapinë në mënyrë që zvogëlohet.

Mirëpo, pothuajse një e treta e pacientëve nuk është e mundur të operohen për shkak të sëmundjeve të tjera siç është bronkiti kronik i cili mund të jetë fatal nëse pas operacionit shfaqen komplikime.

Edhe pse është efikase, radioterapia përfshin disa vizita në spital dhe mund të shkaktojë efekte të shumta negative anësore.

maxresdefault 8

Nga ana tjetër, tretmani me gjilpërë të nxehtë është më i sigurt dhe mund të aplikohet disa herë.

Gjatë procedurës, pacientit i jepen sedativë para anestezionit lokal. Është vendosur nën skanerin CT, gjë që mjekut i mundëson të përcjellë lëvizjet kirurgjikale në kohë reale.

Gjilpëra e hollë, (1,5mm) futet në gjoks, midis brinjëve, në pozitën më afër tumorit. Pastaj radiologu nëpërmjet kësaj gjilpëre fut edhe një më të hollë në mënyrë që të marrë mostrën e tumorit për analizë.

Pas kësaj, futet edhe gjilpëra e tretë mikroskopike me elektrodë në majë. Ajo është e lidhur me gjeneratorin i cili dërgon energji në qendër të tumorit e cila e nxeh në 70 gradë celsius dhe e shkatërron. /Telegrafi/