Drejtuesit e Teqesë Arabati Baba në Tetovë ankohet për lënien anash të këtij monumenti kulturor. Për shkak të mosmirëmbajtjes objekti po shkatërrohet nga dita në ditë, thonë nga komuniteti bektashian. Nga komuna thonë se objekti është nën kompetencë të Ministrisë së Kulturës, por nga kjo e fundit nuk ka një përgjigje për lënien anash të teqesë.
“Filloi të ndërtohet në gjysmën e dytë të shekullit të 18, nga Rexhep Pashai, fillimisht, e meqë zgjati dhjetë vite ndërtimi i teqesë Arabati baba, e vazhdoi i biri i Rexhep pashait ndërtimin dhe përfundimin e kësaj teqeje që e shihni sot. Një aset kulturor vërtetë i bukur kulturor në mes të qytetit të Tetovës. Por ç’ndodh tani pas 485 vitesh me Teqenë. E njëjta është lënë në dhëmbin e kohës që e gërryen dhe shkatërron dita ditës, ndërsa pushteti lokal dhe ai qendror sikur nuk kanë vesh e as sy për ta ruajtur këtë aset, i cili, siç e shihni nga pamjet, dita ditës po shkatërrohet”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
Investimi i fundit, nuk mbahet mend kur është bërë, ndërsa edhe ato pak renovime që shihen në hapësirat ku qëndron komuniteti bektashian, sipas Dervishit, janë bërë me vetiniciativë.
“Teqeja ka nevojë për shumë intervenime por mjerisht ja, sa jemi këtu që nga 1994, Qeveria e Maqedonisë nuk ka vendos asnjë gozhdë. Para katër pesë vitesh Tika ka bërë një marrëveshje edhe atë jo me neve por me BFI-në, dhe projekti ekziston por rrinë në qeveri dhe asgjë nuk u realizuar. Gjithçka është duke u shkatërruar që nga kjo pjesë këtu dhe faltorja e BFI-së andej që është tjetër punë ajo, por pjesa tjetër është në shkatërrim krejt”, deklaroi Abdylmutalip Beqiri Dervishi i Teqesë.
Me mos rregullimin e Teqesë Arabati Baba, humb shumë edhe qyteti, i cili nga vizitorët e huaj frekuentohet vetëm për Xhaminë e Larme dhe Teqenë Arabati Baba. Nga komuna e Tetovës thonë se kompetencat i ka pushteti qendror, gjegjësisht Ministria e kulturës, nga të cilët kërkojnë që sa më shpejtë të intervenohet në Teqenë Arabati baba, me qëllim të kthimit të shkëlqimit dhe peshës që ka ky kompleks 500 vjeçar.
“Është fakt që teqeja është duke u shkatërruar sepse me vite nuk kemi investime në atë pjesë, por sërish e them, jo për të ikur nga përgjegjësia si institucion por s`kemi as kompetenca që të mund sadopak të intervenojmë tek ai aset kulturor, edhe pse është një ndër objektet më të vizituara në Tetovë bashkë me xhaminë e larme.
Padyshim që ky mos investim ka edhe ndikim tek ulja e numrit të vizitorëve shkaku se ai objekt për momentin është jo funksional dhe jashtë suazave që e meriton të jetë si objekt kulturor në qytetin tonë”, tha Nazmi Dauti. Sekt për kulturë i komunës së Tetovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/ajolaerion-780x439.jpg)
Dosja e SPAK: Veliaj intimidoi agjentët e BKH me mesazhe, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët
![Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Kurti: Kosova është ngritur për 10 vende, rankimi më i mirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/albin-kurti3-e1730203909869-780x439.jpg)
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, Kurti: Kosova është ngritur për 10 vende, rankimi më i mirë
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht