LAJMI I FUNDIT:

Teoria e re “zbulon” se pse është rrëzuar aeroplani MH370 dhe pse piloti nuk ishte në kabinë? (Foto/Video)

Teoria e re “zbulon” se pse është rrëzuar aeroplani MH370 dhe pse piloti nuk ishte në kabinë? (Foto/Video)

Kopiloti i aeroplanit të zhdukur MH370 të Malajzisë mund të ketë qenë personi i vetëm i gjallë, disa orë para se të rrëzohej në det.

Kristin Negroni, eksperte e aviacionit beson se aeroplani “Boeing” ishte rrëzuar për shkak të një defekti teknik (dekompresimi), duke bërë kështu që të ketë mungesë të oksigjenit, transmeton Telegrafi.


“Mendoj se kapiteni Zaharija Ahmad kishte dal në kabina në kohë të pauzës, kurse aeroplanin e pilotonte kopiloti Farik Abdul Hamid. Dhe duke marrë parasysh që ka qenë vetëm në kabinë, mendoj se ka jetuar më gjatë sesa të tjerët, pasi që pasagjerët kishin pasur në maska vetëm për 15 minuta oksigjen apo ndoshta kanë vdekur para se të bien në oqean”, ka deklaruar Negroni.

Anëtarët e ekuipazhit në kabinë zakonisht kanë bombol rezervë të oksigjenit mjaftueshëm për të marrë frymë lirshëm për disa orë, kurse Kristin beson se para rrëzimit të aeroplani Farik kishte mbetur pa oksigjen pasi ishte munduar të shpëtojë pasagjerët dhe kolegët e tij.

“Pse mendoj se piloti kishte shkuar në tualet? Mendoj se dy personat në kabinë kishin arritur ta zgjidhin problemin me dekompresionin, pasi piloti kishte më shumë përvojë”, ka deklaruar Negronia.

Megjithatë ajo çfarë ka ndodhur me aeroplanin MH370 vazhdon të mbetet misteri më i madh në historinë moderne të aviacionit. Aeroplani me 239 pasagjerë që po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin, ishte zhdukur më 8 mars të vitit 2014. Kontaktin e fundit me kullën e kontrollit ajror e kishte realizuar kopiloti, dhe atë vetëm gjysmë ore pasi ishin ngritur në ajër.

Të dhënat që i ka regjistruar sateliti kanë zbuluar se si aeroplani kishte vazhduar të fluturojë rreth shtatë orë para se të mbeste pa karburant. Thuhet se ai është rrëzuar rreth 1,600 kilometra në pjesën perëndimore të Perth, por asnjë hetim i bërë deri më tani nuk ka dhënë rezultate konkrete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori