Tentoi të kontrabandojë 510 litra naftë në Kosovë, arrestohet 55 vjeçari në Kukës

Një 55 vjeçar është arrestuar pasi ka tentuar të kontrabandojë 510 litra naftë në Kosovë.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 55 vjeç, banues në Kukës.
“Në SPK Qafë Shishtavec, në hyrje të RSh-së, u gjetën në automjetin që drejtonte, rreth 510 litra naftë të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































