LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta vras një person dhe plagosi një kalimtar rasti, një muaj paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë

Tentoi ta vras një person dhe plagosi një kalimtar rasti, një muaj paraburgim ndaj të pandehurit në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit S. P., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer tri vepra penale.

“Me datë 10 gusht 2021, rreth orës 19:10 në Gjakovë, me dashje tenton që të privoi nga jeta të dëmtuarin A. N., ku nga këto te shtëna plagoset edhe i dëmtuari L. U., i cili në atë moment ishte si kalimtar i rastit”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “me këto veprime i pandehurit S. P., dyshohet të ketë kryer veprat penale “Vrasja” e mbetur ne tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, vepra këto te sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.


Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda Drilon Haraçia, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori