Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka marrë ndonjë ftesë nga ndonjë parti politike për ndonjë marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit politikë.

Limaj para mediave tha se është duke vazhduar një papërgjegjësi nga forcat politike për tu ulur e për të bërë një marrëveshje, përcjell Telegrafi.


“Nuk ka ndonjë hap konkret serioz, apo ndonjë ftesë Nisma nuk ka pasur. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë, por forcat e mëdha politike e kanë çelësinë për zgjidhje. Edhe nëse nesër do të jenë zgjedhjet, do të jenë po këto forca politike. Rruga e vetme që Kosova si shtet serioz është përmes bisedimeve dhe partnerët të zgjedhin njëri-tjetrin”.

Ai tha se janë bërë më shumë se 6 muaj që vendi nuk ka një qeveri efektive.

“Vendi ka nevojë, na presin punë. Duhet të largohen egot personale, politike”, u shpreh ai. /Telegrafi/