Tentim vrasje në Prishtinë, dy të dyshuar në arrati

Rreth orës 16:39 të ditës së shtunë, në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Sipas Policisë, në rrethana ende të paqarta, dy persona të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një mashkulli kosovar, duke e plagosur atë.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.
Policia njofton se të dyshuarit janë në arrati, ndërsa njësitet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e tyre.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































