Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, shqetësime paraqiten edhe te partnerët ndërkombëtarë të kompanisë së teknologjisë së informacionit ‘Anchorzup’, në Prishtinë.
Kjo kompani ofron shërbime për tregun ndërkombëtar, përfshirë zhvillimin e softuerëve, ueb-faqeve, shërbime marketingu dhe shitjeje.
Jeta Zagragja, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive në kompani, shprehet se pas çdo trazire apo përshkallëzim të situatës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) klientët nga shtetet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin shqetësime për mundësinë e rrezikimit të investimeve të tyre.
“Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi paraqitet si jostabilitet i përgjithshëm në vend. Kemi pasur ankesa të tilla. Por, ne gjithmonë kemi arritur t’u tregojmë se (në veri të Kosovës) është një situatë më e izoluar, siç mund të ndodhë edhe në shtete tjera të Evropës dhe botës dhe nuk afekton pjesën tjetër”, thotë ajo.
Tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe nisën më 26 maj, pasi kryetarët e rinj, nën asistimin e Policisë së Kosovës, u futën në ndërtesat komunale.
Qytetarët serbë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok edhe më 29 maj, protestuan për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj.
Zagragja: Situata aktuale shqetëson partnerët
Këto tensione, thotë Zagragja, shkaktojnë hezitime te partnerët, me të cilët janë në negociata për bashkëpunim.
“Megjithatë, ne ende nuk e dimë si mund të afektojë kjo situatë tek investimet që ende nuk i kemi marrë. Me klientët që jemi duke punuar i kemi bindur, sepse ata kanë qenë këtu (në Kosovë) kemi folur drejtpërdrejt, por të tjerët mund të shqetësohen dhe të largohen”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Sektori i IT-së në Kosovë është relativisht i ri dhe ka filluar të zhvillohet në fillim të viteve 2000, por megjithatë ka arritur që të ofrojë shërbime edhe në tregun ndërkombëtar.
Kompania ‘Stree’ me qendër në Ferizaj, merret me eksport të shërbimeve të softuerëve. Pronari i kësaj kompanie, Shkelzen Vishi, thotë se jo në të gjitha rastet e trazirave reagojnë partnerët ndërkombëtarë, më të cilët bashkëpunojnë.
Klientët nuk janë shumë të informuar për situatën në Kosovës, shprehet ai, pasi shumica e kontratave lidhen në mënyrë elektronike. Atyre u intereson shërbimi dhe jo vendi.
“Vetëm në një rast ka ndodhur. Një partner nga Zvicra ka qenë në Kosovë për arsye biznesi dhe ndodhën trazira në veri të Kosovës. Ai u shqetësua dhe pyeti për stabilitetin e sigurisë ”, tregon Vishi.
Probleme të tilla nuk ka kompania amerikane ‘Radix’ që ka degë edhe në Prishtinë. Kjo kompani ofron shërbime për kompani të ndryshme në botë.
Pronari i saj, Visar Jasiqi, thotë se klientët i shfrytëzojnë shërbimet online dhe nuk preken nga situata aktuale në veri të Kosovës dhe as në të kaluarën nuk ka pasur ankesa të tilla.
Nuk është vetëm sektori i IT-se që po pëson nga trazirat në komunat e banuara me shumicë serbe. Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, autoritetet e Kosovës po fajësojnë “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë.
OEAK: Investitorët hezitojnë të investojnë në një vend të pasigurt
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur qëndrimin se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime për komunitetin e biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja.
“Çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm që është dekurajues për bizneset e huaja të investojnë në Kosovë, pasi investitorët hezitojnë të investojnë paratë e tyre në një vend me një nivel të lartë të pasigurisë politike, i cili rrit rreziqet që lidhen me investimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të kësaj ode më 16 maj.
Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.
Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.
Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, siç kanë thnënë, “për të hyrë me forcë” në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjendja e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe të qetësohet situata në veri të Kosovës.
Në kuadër të dialogut, mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova