Tensione SHBA-Rusi: Amerikanët dërgojnë avionë spiunë në territorin rus

Pavarësisht se po përpiqen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për çështjen siriane, ende ka tension mes Rusisë dhe SHBA-së.
Këta të fundit mësohet se kanë nisur avionë spiunë në territorin rusë.
“Duam të kryejnë misioni rikonjicioni dhe inteligjence mbi Rusinë”, kërkoi pak ditë më parë komandanti i EUCOM Breedlove.
Amerika e cilësoi një kërcënim strategjik Rusinë në programin e këtij viti.
“Rusia është armiku”, kështu shkruhej në “Theater Strategy” të Pentagonit të përpiluar në muajin janar.
Avionët e përdorur për të spiunuar në territorin rus janë pa pilotë dhe disa syresh mësohet të kenë kaluar disa herë mbi qiellin rus.
Rusia ende nuk ka bërë një reagim zyrtar, përcjell Tema.
Putin u shpreh pak kohë më parë i çuditur përse Amerika e konsideron Rusinë si një armik potencial.





















































