LAJMI I FUNDIT:

Tendosni këmbët deri në verë me ushtrime në shtëpi, pa bërë kërcime dhe pa bërë galiç

Tendosni këmbët deri në verë me ushtrime në shtëpi, pa bërë kërcime dhe pa bërë galiç

Ju duhet një pjatë letre dhe jeni gati për stërvitje

Ekspertët thonë se ju shumë shpejt mund të ndjeni  se si mund të përballoni përpjekjet tuaja, madje mund të shihni një definim të caktuar të muskujve.


Duhen të paktën tre muaj për të ndërtuar muskuj më të fuqishëm që janë më të mëdhenjtë në këmbët tuaja, por kjo është edhe një arsye më shumë për të filluar menjëherë, transmeton Telegrafi.

Shumë femra nuk i pëlqejnë kërcimet por as qëndrimet galiç, sepse ushtrime të tilla ngarkojnë gjunjët.

Disqet rrëshqitëse shpesh rekomandohen për mbrojtjen e nyjave, por në këtë video do të shihni se sa lehtë mund t’i zëvendësoni me një pjatë letre të zakonshme.

Ju duhet t’i përkulni pak këmbët në gjunjë, të transferoni qendrën e gravitetit në njërën këmbë, ndërsa tjetrën të mbështetni në pjatë dhe të tërhiqeni duke rrëshqitur anash – tri seri nga dhjetë herë. Përsëriteni me këmbën tjetër. Më pas kryeni një lëvizje rrëshqitëse me këmbën tuaj anash, mbrapa dhe përsëri përpara.

Çdo ushtrim bëhet për rreth 45 sekonda.

Mbani në mend se të dy këmbët vuajnë nga ngarkesa. Për ushtrimin tjetër, duhet të mbështeteni në njërën dhe tjetrën ta ngrini mbrapa, pak të përkulur në gju, ndërsa pjesa e sipërme e trupit ulet derisa të jetë paralel me dyshemenë. Përsëriteni me këmbën tjetër.

Përfundoni ushtrimin me një brez elastik – duke u mbështetur në njërën, ngrini këmbën tjetër fillimisht anash, dhe më pas mbrapa. Përsëriteni me këmbën tjetër.

/Telegrafi/