Temperaturat polare që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ka bërë që 12 persona të humbin jetën dhe të anulohen mbi 2,600 fluturime pasi gjithçka pothuajse është ngrirë.
Dy persona kanë vdekur në Detroit, Michigan, ku temperaturat kanë rënë në mënyrë drastike nga e marta, kurse parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se ato do të bien edhe më shumë në ditët në vazhdim, transmeton Telegrafi.
Policia ka gjetur trupin e pajetë të një burrë në një rrugë jo larg shtëpisë së tij në Detroit. Ai nuk kishte veshur kapelë, dorëza dhe thjesht nuk kishte veshur rroba të trasha që do ta ndihmonin t’i rezistojë temperaturave nën zero. Gjithashtu një burrë 70-vjeç është gjetur i vdekur në Detroit.
Ndërkaq studenti i universitetit të Iowas, Gerald Belz, 18-vjeç, është gjetur para ndërtesës së universitetit, por edhe pse e dërguan me urgjencë në spital aty është konstatuar vdekja e tij.
Vorbulla polare erdhi disa ditë pas stuhisë Jayden, që besohet të jetë shkaktare për vdekjen e 5 personave. Mediat amerikane raportojnë se një burrë 55-vjeç është gjetur i ngrirë dhe pa shenja jete në garazhin e shtëpisë në Milwaukee. Për fat të keq, të njëjtin fat e ka pasur edhe një 9-vjeçar në Iowa dhe një çift bashkëshortor që kishin ngecur brenda veturës në Indiana.
Zyrtarët lokalë kanë paralajmëruar se temperaturat vetëm sa do të ulen edhe më shumë në ditët në vazhdim, kurse parashikuesit e motit këshillojnë qytetarët të mos marrin frymë thellë derisa janë duke ecur nëpër rrugë, pasi që ajri i ftohtë mund t’ju shkaktoj probleme shëndetësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë