LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, shtohet numri i pacientëve në Emergjencën e QKUK-së, mjekët japin këshilla

Temperaturat e larta, shtohet numri i pacientëve në Emergjencën e QKUK-së, mjekët japin këshilla

Nga temperaturat e larta në Klinikën Emergjente në Prishtinë për 50 për qind është shtuar numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore.

Mjekët këshillojnë, sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, që mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.

Sipas parashikimeve meteorologjike edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë vapë e madhe, me temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.


Mjekët këshillojnë që në mesditë, njerëzit mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit, ndërkohë që bëjnë të ditur se rastet e ofrimit të shërbimeve mjekësore këto ditë janë të mëdha, si pasojë e temperaturave të larta.

Sinan Musliu, mjek në Klinikën Emergjente në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar, thotë se kjo klinikë po pranon numër të madh të pacientëve këto ditë, edhe për shkak të aksidenteve që po ndodhin.

“Temperaturat e larta, sidomos këto ditë të fundit ndikojnë shumë në gjendjen shëndetësore të pacientëve, sidomos ata që janë me sëmundje kronike, qoftë të zemrës, qoftë rrugëve të frymëmarrjes. Të ne, përveç sëmundjeve kronike, temperaturat ndikojnë edhe në lëndime, për shkak se  është koha e verës, ka aksidente shumë, në ndërtimtari ka punë shumë, pastaj pishinat, deti, puna këta muajt korrik gusht është fluksi i madh i pacientëve saqë nuk e merr me mend. Numri i pacientëve këta muajt e fundit  është shtuar diku mbi 50 për qind”, thotë ai.

Ani pse me disa vështirësi në kapacitete, Musliu thotë se po e japin maksimumin që t’i trajtojnë të gjitha rastet që kërkojnë shërbime mjekësore në Klinikën Emergjente.

Ai këshillon qytetarët, sidomos ata me sëmundje kronike, që mos t’u ekspozohen rrezeve të diellit.

“Kisha preferuar, të gjithë, jo vetëm ata që vuajnë prej sëmundjeve kronike, por edhe të tjerët, me ikë prej temperaturave të kohës së diellit, prej orës 10 deri  në 17:00 të mbrëmjes, dhe mundësisht lëngje dhe ujë me përdorë sa më shumë sepse dielli ndikon keq”, thotë ai.

Parashikimet e motit tregojnë që deri të martën do të vazhdojë vapa afrikane.

Për ditët e nxehta, këshillohet të përdoren sa më shumë lëngje, sidomos një ose 2 litra në ditë nga një person i vetëm.

Gjithashtu, duhet pasur kujdes me ushqimet, duhet konsumuar ato me karbohidrate dhe vitamina, dhe sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrë.

Për të përballuar më lehtë të nxehtit, rekomandohen veshje me ngjyra të çelta, meqë të mbyllura akumulojnë të nxehtit./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori