LAJMI I FUNDIT:

Tri temat kryesore të Seminarit të radhës së Albanologjisë

Tri temat kryesore të Seminarit të radhës së Albanologjisë

Në gusht, në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës mbahet Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Seminari deri tash ka zhvilluar gjithsej 37 sesione. Ky do të jetë i 38-ti, që do t’i zhvillojë punimet në Prishtinë nga 19 deri më 30 gusht 2019.


Sipas drejtorit të Seminarit, Shkumbin Munishi, temat bosht të Seminarit këtë vit janë:

1. Gjuhësi: Struktura e shqipes aktuale,
2. Letërsi: Si ëndërrohet në letërsinë shqipe,
3. Kulturologji: Rrjetet sociale, politika dhe etika. /Gazeta Observer/