Skuadra e Telegrafit në pingpong ka zënë vendin e tretë në turneun “Ping Pong Business Tournament”.

Klubi i pingpongut Priping në bashkëpunim me kompaninë 11 Points më 10 dhjetor 2022, organizoi turneun e pingpongut për bizneset e regjistruara në Kosovë, që është i pari i këtij lloji.


Turneu u mbajte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në sallën e pingpongut nga ora 10:00. E skuadra e Telegrafit ka zënë vendin e tretë në këtë turne që morën pjesë 16 ekipe.

20221203 223441 0000 Ekipet pjesëmarrëse në “Ping Pong Business Tournament”

Nën udhëheqjen e kapitenit Nazmi Elezi dhe lojtarëve Muhamed Demiri, Korab Basha dhe Gëzim Dushi, skuadra e Telegrafit arriti ta tregojë vetën që në fillim, duke dal e para nga grupi.

318656499 436666932014129 1802219850901192048 n e1670701264780 Skuadra e Telegrafit në “Ping Pong Business Tournament”

Në çerekfinale Telegrafi fitoi ndaj Archipoints, për tu futur në mesin e katër më të mirave. Por në gjysmëfinale Telegrafi pësoi humbje nga Besa Security, që dolën të ishin fitues të turneut.

Në fund në luftë për vendin e tretë, skuadra jonë fitoi Tive për tu stolisur me medaljen e bronztë dhe për të marr trofeun.

Siç e cekëm më lartë fitues doli Besa Security, ndërsa vendin e dytë e zuri Deutschzentrum Kosovo.

Paraqitja e skuadrës së Telegrafit në këtë turne konsiderohet shumë e mirë, ku me pak fat do të mund të dilnin edhe triumfues.

317930113 659438582593200 8756050968375619933 n Korab Basha, Gëzim Dushi, Nazmi Elezi dhe Muhamed Demiri që përfaqësuan Telegrafin

Telegrafi iu përgjigj me shumë dëshirë kësaj nisme pasi mjetet e mbledhura nga ky turne do të dhurohen për zhvillimin e klubit të Pingpongut Prishtina Femrat. /Telegrafi/

telegrafi sport app