Teatri i Mitrovicës fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të teatrove në Egjipt

Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar të teatrove “Sharm el-Sheikh International Theatre Festival” në Egjipt.
Teatri i qytetit në këtë festival ka marrë pjesë me shfaqjen “Një vrasje e vogël aksidentale”, shkruan Telegrafi.
Nga kjo ngjarje kulturore, aktorja e teatrit “Muharrem Qena”, Qendresa Kajtazi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”.
Lidhur me këtë, u.d. drejtori i teatrit, Sabit Sheremeti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ndjehen krenar që fituan këtë çmim.
Sheremeti ka thënë se gjatë këtij edicioni ishin mbi 4 mijë shfaqje teatrale që kishin aplikuar dhe se ishin “në garë”.
“Kujtojmë që këtë vit ka qenë nje konkurrencë shumë e fuqishme, mbi 4000 shfaqje teatrale kanë aplikuar në këtë edicion në ‘Sharm El-Sheikh International Theater Festival’”, ka thënë tutje ai.

Ai ka treguar se në këtë festival kanë shkuar me ftesë të drejtorit general, Mazen El Gharabwy, i cili sipas tij, i’u bëri ftesë publike pas paraqitjes së teatrit të qytetit në festivalin ndërkombëtar “SITFY-Poland”, i cili u mbajt në Poloni.
Sheremeti ka shtuar se pritja nga delegacionet ndërkombëtare ishte e mirë, derisa bën të ditur se perveç trupës artistike dhe teknike në këtë udhëtim ishin të shoqëruar nga delegacioni i Komunës së Mitrovicës, duke filluar kryesuesja e Kuvendit Komunal Vesa Broja dhe drejtori i DKRS-së Fahri Jashari.
Ai ka theksuar se me shfaqjen “Një vrasje e vogël aksidentale”, brenda këtij viti do të jenë edhe në dy festivale mbarëkombëtare, në festivalin tradicional të komedisë “Mittrix Fest” që mbahet në Mitrovicë dhe në festivalin mbarëkombëtar “Ditët e Komedisë” që mbahet në Preshevë.
“Ndërsa për festivale ndërkombëtare jemi në pritje të ftesave ose selektimit dhe besojmë shumë që vitin e ardhshëm do të jemi edhe në një festival ndërkombëtar me këtë shfaqje”, ka theksuar tutje Sheremeti.
U.d. drejtori i teatrit “Muharrem Qena” ka potencuar se shfaqja “Një vrasje e vogël aksidentale” është një komedi që përqendrohet në pasojat e një akti të papritur dhe të paplanifikuar, transmeton Telegrafi.
Historia e kësaj shfaqjeje zhvillohet rreth një çifti, Alen dhe Eva që pa dashur, përfshihen në një ngjarje tragjike që shndërrohet në një burim situatash qesharake dhe absurde.
“Ngjarja nis kur protagonisti kryesor, Alen duke u përpjekur të zgjidhin një problem të vogël, shkakton aksidentalisht një vrasje. Të tmerruar dhe të paqartë se si të reagojnë, ata përfshihen në një varg gënjeshtrash dhe manipulimesh për të mbuluar gjurmët. Por, çdo përpjekje për të zgjidhur situatën vetëm sa i fut më thellë në telashe, pasi në shtëpinë e tyre vjen gruaja e Piterit, të cilin Alen pohon se e ka vrarë”, ka treguar ai rreth shfaqjes.
Më tej, ai ka vijuar se me një përzierje të ngjarjeve absurde, keqkuptimeve dhe humorit të zi shfaqja nxjerr në pah absurditetin e situatave të përditshme kur ndodhin në rrethana ekstreme. Sipas tij, në fund gjithçka del jashtë kontrollit duke sjellur kështu një përfundim surprizues dhe të çuditshëm.
“Kjo komedi eksploron natyrën njerëzore, lakminë, frikën dhe aftësinë për të bërë gabime fatale, duke i paraqitur në një mënyrë të lehtë dhe argëtuese”, ka deklaruar Sheremeti.
U.d. drejtori i teatrit “Muharrem Qena” në Mitrovicë ka përfunduar duke thënë se në këtë rrugëtim i kanë mbështetur Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rikthehet furnizimi me ujë të pijes në fshatrat e Mitrovicës

Vushtrria dhe disa pjesë të Mitrovicës pa ujë të pijes prej dy ditësh, riparimet e defekteve priten të fillojnë sot

Shpërthen gypi i ujit në Vushtrri, KRU “Mitrovica” njofton se qyteti dhe disa fshatra kanë mbetur pa ujë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë