Të shtunën, më 10 maj do të organizohet një mini maratonë në Mitrovicë, në mbështetje të qenve endacakë.

Kjo mini maratonë është organizuar nga “Friends of Street Dogs” dhe është përkrahur nga Komuna e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.


“Nëse e doni sportin dhe qentë — ky është eventi ideal për ju! Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vrapojnë për një kauzë të mirë dhe të mbështesin qentë endacakë të qytetit tone”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Mitrovicës, thuhet se mini maratona do të bëhet përgjatë lumit Ibër në Mitrovicë.

Mini maratona do të jetë pesë kilometra.

Ndërsa, pagesa për pjesëmarrje për të rritur është tetë euro, ndërsa për fëmijët pesë euro. /Telegrafi/