Një hetim është duke vazhduar pasi raportet thonë se disa persona janë qëlluar me armë brenda një restoranti në Union, New Jersey.

Policia e Qarkut Union e ka mbyllur lokalin dhe disa punëtorë u kanë thënë anëtarëve të familjeve të tyre se po mbahen brenda ndërsa policia vazhdon hetimin.


Babai i njërit prej punëtorëve tha se djali i tij e telefonoi në panik, duke i thënë se disa të dyshuar me maska hynë në lokal.

Sipas tij, disa kolegë u plagosën në të shtënat.

Raportohet se babai shkoi menjëherë në restorant dhe e përshkroi si “zonë lufte”.

Prokurori i Qarkut Union ka njoftuar se hetimet vazhdojnë, pa publikuar asnjë informacion në lidhje me atë që ka ndodhur.

Nuk është e qartë se sa njerëz u qëlluan dhe në çfarë gjendjeje janë.

Rrethanat e të shtënave janë të panjohura. /Telegrafi/