LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna gjatë festimit të Krishtlindjeve Ortodokse në Istog, arrestohet një person dhe sekuestrohen armë

Të shtëna gjatë festimit të Krishtlindjeve Ortodokse në Istog, arrestohet një person dhe sekuestrohen armë

Një person është arrestuar në Istog, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, ngjarja ka ndodhur më 7 janar 2025, rreth orës 10:00, kur disa persona ishin duke festuar Krishtlindjet Ortodokse në fshatin Cerkolez të Istogut dhe duke shtënë me armë.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog kanë identifikuar të dyshuarin, i cili kishte shtënë me armë,” thuhet në njoftimin e policisë.


Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se kishte edhe armë të tjera në shtëpi.

Pas koordinimit me Prokurorin e Shtetit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë sekuestruar disa armë: një armë pistoletë CZ 75B, dy karikatorë të po të njëjtës armë, një pushkë gjysmë automatike M57 7.62mm dhe një  pushkë gjuetie.

“Pas procedurave të hetimit dhe sekuestrimit të armëve, i dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në qendër të paraburgimit,” njofton Policia e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori