LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku u vra Georg Floyd

Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku u vra Georg Floyd

Kryqëzimi i Minneapolisit, ku ndërroi jetë George Floyd, sërish u bllokua shkaku i të shtënave me armë të martën, vetëm disa orë para se të shënohej përvjetori i vdekjes së tij.

Policia e Minneapolisit tha se oficerët iu përgjigjën bllokut 3800 të Elliott Avenue për një raportim me të shtëna. Policia tha se telefonuesit njoftuan se një automjet u pa të dilte nga zona me një shpejtësi të lartë.

Menjëherë pas kësaj, autoritetet thanë se një person u paraqit në Spitalin Abbott Northwestern me një plagë me armë zjarri. Personi u dërgua në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin për trajtim, thanë zyrtarët, duke shtuar se lëndimi nuk mendohej se ishte kërcënues për jetën, raporton nbcchicago.


Nuk ishte menjëherë e qartë nëse personi është plagosur në të shtënat afër George Floyd Square dhe detaje të tjera nuk ishin në dispozicion. Videoja e Associated Press nga vendi i ngjarjes tregoi njerëz që vraponin dhe kërkonin mbulesë ndërsa krisnin të shtënat.

Floyd, 46, i cili ishte afro-amerikan, vdiq vitin e kaluar pasi oficeri i atëhershëm, Derek Chauvin i vuri gjurin në qafë për rreth 9 1/2 minuta. Chauvin, i cili është i bardhë, u dënua muajin e kaluar për vrasje dhe përballet me dënimin prej 25 qershorit. Tre oficerë të tjerë po përballen me gjyqin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Kanadaja largon pijet alkoolike amerikane nga raftet e dyqaneve – lideri i British Columbia bën thirrje për bojkotim të pijeve të fqinjëve

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Netanyahu niset drejt SHBA-së për një takim me Trumpin

Botë
Kalo në kategori