E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar të shtënat me armë zjarri te Gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se nga këto të shtëna janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

"Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Ibrahim Lutfiu" në Prishtinë.


Me të dalë në vend ngjarje policia ka konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri ku janë plagosur dy persona.

Personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor  ndërkohë që njësitë policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar", ka thënë Borovci. /Telegrafi/

---------------------

Të shtëna me armë te Gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur (Foto)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme te Gjimnazi "Sami Frashëri" në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, të shtënat kanë ndodhur nga një veturë në lëvizje, ku si pasojë është plagosur një person, i cili është dërguar për trajtim në QKUK, shkruan Telegrafi.

Po ashtu sipas dëshmitarëve, personat që kanë shtënë me armë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vend ngjarje ka dalë policia, e cila ka rrethuar me shirit vendin ku kanë ndodhur të shtënat, ndërkaq janë gjetur edhe dy gëzhoja.

Telegrafi do t'ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

35066182 2051093898462872 2272880286268129280 n

35077794 2051092805129648 8444995006426513408 n

35222222 2051092818462980 181090973843980288 n

35070801 2051084395130489 5283550604398952448 n

35077229 2051084418463820 7778678955560665088 n

35077681 2051084425130486 9118876161147928576 n

35237401 2051084388463823 9123446457322438656 n