LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Uashington, një person i armatosur hapi zjarr jashtë një restoranti, jo larg Shtëpisë së Bardhë

Të shtëna me armë në Uashington, një person i armatosur hapi zjarr jashtë një restoranti, jo larg Shtëpisë së Bardhë

Një person i armatosur ka hapur zjarr jashtë një restoranti në një zonë të pasur të Uashington DC, rreth një milje (1.5 km) nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata që po ushqeheshin në tryezat e jashtme vrapuan për tu “mbuluar” ndërsa u dëgjuan më shumë se 20 të shtëna.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.


Si pasojë, dy persona u qëlluan dhe policia lokale beson se njëri prej tyre ishte shënjestra e synuar e sulmit.

Ndërsa normat e krimeve më të dhunshme janë ulur, sulmet me armë janë në rritje – jo vetëm në Uashington DC, por në shumë qytete amerikane, shkruan BBC.

Sipas statistikave të krimeve në Washington DC, shkalla e sulmeve të kryera me armë është rritur çdo vit që nga viti 2018. Deri më tani, 471 sulme me armë janë raportuar në vitin 2021. Deri në këtë kohë, vitin e kaluar kishte pasur 434 të tilla.

Sidoqoftë, shumica e dhunës me armë në Uashington është përqendruar në pjesët më të varfëra të qytetit, në rrethet Juglindore dhe Veri Lindore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori