LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në dasmë, policia konfiskon tri armë

Të shtëna me armë në dasmë, policia konfiskon tri armë

Raportohet se pas marrjes se informatave për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gllamnik të Podujevës, njësitë policore nga tre të dyshuar kanë konfiskuar tri armë zjarri një AK-47, dy pistoleta dhe 21 gëzhoja të fishekëve të kalibrit të ndryshëm me të cilat armë të dyshuarit kishin shtënë gjatë një ahengu familjar.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur më 10 gusht në orët e mbrëmjes, ka njoftuar Policia.