Deri në fund të verës, të gjithë shtetasit duhet të marrin ofertë për vaksinim, përfshirë fëmijët nga mbi 12 vjeç. Kjo u vendos nga qeveria gjermane dhe landet federale në samitin e tyre të vaksinimit
Fëmijët dhe të rinjtë e moshës 12 vjeç e lart mund të vaksinohen kundër Covid-19 nga 7 qershori. Kjo u vendos nga qeveria gjermane dhe landet federale në samitin e vaksinimit. Mjekët dhe qendrat e vaksinimit duhet të përfshijnë edhe të rinjtë në fushatën e vaksinimit, tha kancelarja Merkel. Detajet do të përcaktohen nga landet federale. Kancelarja Merkel theksoi më tej se testime nuk do të jenë të nevojshme as për aktivitetin shkollor dhe as për pushimet.
Qeveria federale beson se 60 për qind e të rinjve dhe fëmijëve janë të gatshëm të vaksinohen. Diskutime për vaksinimet e adoleshentëve ka disa ditë që zhvillohen në Gjermani. Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit ende nuk e ka bërë rekomandimin për vaksinimin e kësaj grupmoshe, raporton dw.
Fakti që qeveria federale dëshiron të përfshijë edhe fëmijët dhe të rinjtë në fushatën e vaksinimit ka shkaktuar kritika. “Vaksinimi i fëmijëve është një akt shumë i ndjeshëm,”theksoi kancelarja pas konsultimeve me landet federale.
Kjo ka të bëjë edhe me faktin se nuk janë vaksinuar plotësisht pjesa tjetër e popullatës, që besohet se është më e rrezikuar. Nesër, Agjencia Evropiane e Medikamenteve, EMA, pritet të vendosë për miratimin e vaksinës së BionTech/Pfizer për adoleshentët.
Qeveria federale planifikon të sigurojë pothuajse 6.4 milionë doza deri në gusht për vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Kjo shkruhet në një dokument të Ministrisë së Shëndetësisë për samitin e vaksinimit. Numri i të rinjve nga 12 deri në 18 vjeç në Gjermani është 5.3 milionë. Me një gatishmëri për t’u vaksinuar prej 60 përqind, ekziston një nevojë e supozuar për vaksinat e para dhe të dyta prej 3.18 milionë dozash secila.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Pamjet e Elon Musk duke ‘braktisur’ djalin e tij 4-vjeçar bëhen virale, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

SHBA do t'i ofrojë Ukrainës marrëveshje për ndarjen e fondeve të sigurisë për burimet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania